-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Finlandë, gjuhët e huaja do të mësohen që në klasë të parë

Më të lexuarat

Autoritetet finlandeze kanë vendosur që të përfshijnë gjuhën e huaj si lëndë që në klasën e parë.

Sipas të përditshmes finlandeze Helsingin Sanomat, në sezonin e ri shkollor në vjeshtë, fëmijët finlandezë do të fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj sapo t’ia nisin me ciklin e parë, ose thënë shqip, paralel me ABC-në.

Agjencia Kombëtare e Arsimit tha se ky është një vendim shumë i rëndësishëm për nxënësit që të fitojnë njohuri edhe më të mira për gjuhët e huaja.

Deri më tani, nxënësit në Finlandë fillonin të mësonin gjuhën e huaj në klasën e tretë të shkollës fillore.

Përveç kësaj, në dy vitet e fundit rreth 100 komuna morën pjesë në një pilot projekt, në të cilin fëmijët në institucionet parashkollore gjithashtu mësuan gjuhë të huaj.

Minna Polvinen, këshilltare e Ministrit të Arsimit të Finlandës, tha se ky projekt ishte shumë i suksesshëm, duke shtuar se mësimi i gjuhëve të huaja është një aspekt shumë i rëndësishëm i të gjithë procesit arsimor.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 80 për qind e nxënësve të shkollave fillore në Finlandë, përveç finlandishtes dhe suedishtes, dy gjuhë këto zyrtare në vend, mësojnë anglisht dhe një gjuhë tjetër të huaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit