3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Financimet nga Libia, shoqërohet në polici ish Presidenti francez Sarkozy

Më të lexuarat

Ish-kreu i shtetit, Nicolas Sarkozy, u vendos në paraburgim të martën në mëngjes, si pjesë e hetimit mbi dyshimet e fondeve libiane për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007 ku u shpall fitues, u njoftua të martën nga burime pranë hetimit

Sarkozi dëgjohet për herë të parë në këtë hetim, nga policia e Zyrës Qendrore të Luftës kundër Korrupsionit dhe Veprave Financiare dhe Fiskale (OCLCIFF) në Nanterre, pranë Parisit.

Kjo është hera e parë që Nikolas Sarkozi është dëgjuar në lidhje me dyshimet për financimin e paligjshëm në fushatën e tij në vitin 2007. Ish-Presidenti i Republikës është në paraburgim që të martën në mëngjes në ambientet e Zyrës kundër korrupsionit të policia gjyqësore në Nanterre.

Sipas media franceze edhe Brice Hortefeux, ish-Ministër i Brendshëm dhe i afërt me ish-kreun e shtetit, do të pyetet edhe në kontekstin e një seance të lirë.

Një hetim gjyqësor kundër X u hap në vitin 2013 për krerët e shtetit për “ryshfet aktiv dhe pasiv”, “ndikimi”, “falsifikimi dhe përdorimi i falsifikimit”, “abuzimi i mallrave shoqërore” dhe “pastrimi, pjesëmarrja dhe fshehja e këto krime “. Nicolas Sarkozi është vënë në pikëpyetje për pagesën e fondeve të mundshme nga Libia nga ish kreu is hteteit, Muamar Gadafi që do të ishin përdorur për të financuar fushatën e tij presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit