-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Filtri i cigareve nuk mbron nga kanceri

Më të lexuarat

Ekspertët mjekësorë dhe mjekët nga Universiteti Erciyes në Turqi kanë zbuluar që cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, por vetëm e orientojnë në organet tjera.
 
Drejtori i onkologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Erciyes, dr. Metin Ozkan, ka theksuar që cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, siç pohohet, por filtri i kontribuon përhapjes së tij edhe në organet e tjera në trup.
 
“Cigaret pa filtër shkaktojnë kancerin, i cili kryesisht koncentrohet në një vend derisa cigaret me filtër shkaktojnë kancerin i cili përhapet në tërë trupin”, ka deklaruar dr. Ozkan dhe ka shtuar që “në vitet e mëhershme më të shpeshta kanë qenë llojet e kancerit të shkaktuar nga përdorimi i cigareve pa filtër, derisa në kohën e fundit më të shpeshta janë llojet e kancerit që i shkaktojnë cigaret me filtër”.
 
Okan ka theksuar që edhe joduhanpirësit janë në rrezik të madh nga kanceri nëse një kohë të gjatë e kalojnë në shoqërinë e duhanpirësve dhe ka theksuar që edhe nargjila është e dëmshme si cigarja, sepse në të gjendet sasi e madhe e katranit dhe substancave të tjera kancerogjene./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit