Një video amatore shfaq momentin kur një egjiptiania 18-vjeçe sulmohet në Nottingham, ku si pasojë e plagëve të marra më vonë ndërroi jetë.
Mariam Moustafa kishte rënë në koma pas sulmit brutal të një grupi të femrave, ku më vonë është shpallur e vdekur pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Pamjet rrëqethëse shfaqin vajzën duke i bërtitur Moustafas derisa po qëndronin në autobus, dhe pas disa sekondave eskalon situata dhe e sulmojnë brutalisht.
Babai i Moustafa, Mohamed sot ka kërkuar drejtësi për vajzën e tij, pasi autoritetet egjiptiane kanë kërkuar përgjigje nga Britania e Madhe.
“Kërkoj drejtësi për bijën time, jo vetëm për bijën time me qëllim që fatin e njëjtë mos ta ketë ndonjë vajzë apo djalë tjetër. Vajza ime ka qenë si engjëll, ajo kurrë nuk do t’i bënte keq dikujt”, ka shtuar Mohamed.
https://www.youtube.com/watch?v=tXKbuC11ADc