Një aktore amerikane që është shfaqur në videon amatore anti-Islam që ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane, ka paditur regjisorin e filmit.
Cindy Lee Garcia akuzoi Nakoula Basseley se e ka mashtruar duke e përfshirë në një film që ajo mendonte se ishte një aventurë në shkretëtirë.
Sipas aktores Garcia, skripti që kishte marrë ajo nuk e përmendte profetin Muhamed dhe as nuk i referohej fesë myslimane.
Aktorja deklaron se ka marrë kërcënime me jetë që kur videoja është postuar në You Tube dhe shton se bashkëpunimi i saj me regjisorin e filmit i ka dëmtuar reputacionin.
Në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Anxheles, aktorja Garcia akuzoi për mashtrim, përgojim dhe shkaktim të shqetësimit emocional./tch/kohaislame