-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Filluan linjat detare në mes Egjiptit dhe Turqisë

Më të lexuarat

Dje u bë përurimi zyrtar i linjave detare me anije Ro-Ro mes portit Iskenderun të Turqisë dhe portit Said të Egjiptit.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Hajati Jazëxhë (Hayati Yazıcı), Ministri i Drejtësisë, Sadullah Ergin dhe një numër i madh i biznesmenëve.

Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Hajati Jazëxhë tha se kaosi që mbretëron tek vendet fqinje nuk do të ndikoj në tregtinë e vendit dhe se këto linja detare janë një alternativë e rëndësishme.

Pas hapjes së kësaj linje mes portit Iskenderun të Turqisë dhe portit Said të Egjiptit deri më tani janë transportuar 5 mijë maune dhe 3 mijë pasagjerë.

Maunat dhe makinat tjera të transportuara me anije prej portit Said vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe vendeve të Afrikës.

Porti i Iskenderunit është njëri prej porteve më të rëndësishme të Turqisë drejt Lindjes së Mesme.

Me fillimin e udhëtimit me anë të linjave me anije Ro-Ro porti rriti edhe kapacitetin e tij.

Vendkalimi kufitar Xhilvegoz (Cilvegöz) që përdorej nga ana e transportuesve që transportojnë mallra në Lindjen e Mesme tanimë nuk përdoret për shkak të luftimeve në Siri.

Ndërsa ky problem është tejkaluar me anë të linjave detare me anije Ro-Ro. Në saje të këtyre anijeve maunat me mallra tanimë kalojnë shumë lehtë në Egjipt./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit