Kjo është vizita e parë e një presidenti izraelit në Serbi
BEOGRAD (AA) – Takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin ka filluar sot në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Paraprakisht presidentin izraelit para Pallatit të Serbisë në Beograd e priti Vuçiç me intonimin e himnit të të dyja shteteve.
Pas takimit, planifikohet adresimi i të dy presidentëve.
Kjo është vizita e parë e një presidenti izraelit në Serbi, ndërsa gjatë vizitës së tij Rivlin do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gjokoviç.
Paraprakisht presidenti i Izraelit qëndroi në Kroaci.