1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fillon konferenca e Dohas

Më të lexuarat

Përfaqësues nga rreth 200 vende të botës kanë filluar bisedime dy-javore, të cilat synojnë arritjen e marrëveshjeve lidhur me kufizimin e çlirimit të gazeve të efektit serrë.

Delegatë nga konferenca për ndryshimet klimatike, që po mbahet në Doha të Katarit, do të diskutojë kryesisht për shtyrjen e afatit të Protokollit të Kiottos. Ky traktat, i cili skadon këtë vit,u kërkon vendeve të zhvillim të ulin çlirimin e gazeve të efektit serrë me 5 për qind më pak se nivelet e vitit 1990. Vedne që çlirojnë më tepër gaze të efektit serrë, si Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk janë përfshirë në marrëveshje, ndërsa Rusia, Japonia dhe Kanadaja thonë se nuk duan që ajo të shtyhet.

Në konferencë po ashtu do të ketë bisedime lidhur me një marrëveshje të re, e cila do të finalizohej deri në vitin 2015 dhe që do të hynte në fuqi në vitin 2020. Bisedimet vijnë pasi një raport i OKB-së i publikuar javën e kaluar, paralajmëroi për nevojën e shpejtimit të masave, me qëllim që temperaturat në mbarë botën të mos ngrihen deri në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit