3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fillon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë

Më të lexuarat

Në Shkup sot pritet të dalë para gjykatës një nga të dyshuarit që është i ndërlidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ibrahim Sejadini nga Shkupi është njëri nga të arrestuarit gjatë operacionit “Monstër” më 1 maj në Shkup, por ai ngarkohet vetëm për përpunim të paligjshëm, armëmbajtje të paligjshme dhe tregti me armë zjarri, informon INA.

Sipas njoftimit të Gjykatës Penale për Krime, i akuzuari do të jap deklaratën e tij mbrojtëse para trupit gjykues.

Në kuadër të aksionit “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në Smilkovc të Shkupit u arrestuan mbi 20 persona, prej të cilëve pesë veta janë të akuzuar si personat përgjegjës për vrasjen e pesëfishtë, ndërsa një grup tjetër i të ndaluarëve akuzohet për ndihmë, armëmbajtje pa leje dhe dyshime tjera, që pritet të hapen gjatë proceseve gjyqësore.(INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit