BAGDAD (AA) – Ka filluar procesi i votimit në vendvotimet e hapura për zgjedhjet e përgjithshme në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendrat e votimeve të vendosura në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (ARK) dhe në qytetet tjera të vendit u hapën për votuesit në orët e hershme të mëngjesit.
Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve në Irak njoftoi se procesi i votimit i cili ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit do të vazhdojë deri në ora 19:00 të mbrëmjes.
Duke marrë parasysh se procesi i votimit mund të zgjasë për shkak të realizimit të tij me gjurmën e gishtit dhe në mënyrë elektronike, votuesit që herët u janë drejtuar kutive të votimit.
Iraku në këto zgjedhje gjendet nën hijen e krizës ekonomike, krizës me mijëra refugjatët të cilët ende nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre, polarizimit politik dhe problemeve në aspektin e sigurisë.
Në Irakun me popullsi prej 37 milionë banorë të drejtë vote kanë rreth 24 milionë qytetarë.