Manovra e forcave ushtarake ajrore ka filluar në mënyrë të përbashkët mes Anglisë dhe Arabisë Saudite.
Lajmi u bë i ditur nga kanali informativ Press Tv i cili njoftoi se manovra në fjalë quhet “Ushtrimet ushtarake të flamurit të gjelbër” dhe po zhvillohet në bazën e forcave ajrore RAF Coningsby. Manovra e lartpërmendur mes Arabisë Saudite dhe Anglisë ka për qëllim ngritjen e potencialit dhe kapacitetit të luftës elektronike dhe përmirësimin e taktikave ajrore të këtij vendi. Në këtë manovër gjithashtu do të përfshihen edhe avionët luftarakë Taifun dhe Tornado të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite është blerësi më i madh i armatimeve dhe shërbimeve ushtarake nga Britania që nga viti 1960, për këtë arsye Britania së fundi ka zhvendosur 270 veta si personel trajnues në Arabinë Saudite, për ti ngritur kapacitetet e kësaj të fundit.