0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fillimi i luftës moderne fetare

Më të lexuarat

Shkruan: James O. Goldsborough (San Diego Union Tribune)

Pikënisja e luftërave kryqtare ka qenë takimi në Autun në Francë më 1095, ku 36 peshkopë janë betuar se do të “shkojnë në Jerusalem”. Katër vjetë më vonë, kryqtarët kanë pushtuar Jerusalemin, të cilin më vonë sërish e çliroi Salahuddini. Pas fushatës së parë kryqtare pasuan shekuj të luftërave ndërmjet kryqtarëve dhe popujve vendorë nga Afrika veriore deri në Rusi.

Sot është ideja ‘të shkohet në Bagdad” por është e rrënjosur në dëshirën e njëjtë: t’i shërbehet Jerusalemit (Izraelit) dhe të ritrajtësohet Mesjeta. Ngjashëm me kryqëzatat, koalicioni i ri paraqet kurorëzim të fanatizmit fetar dhe fuqisë ushtarake, që gjithherë ka qenë bashkim fatal.

Dallimi qendror nga luftërat kryqtare është që lufta e Bushit do të zhvillohet krahas religjionit të organizuar. Tashmë me javë (fillimi i luftës kundër Irakut – përkthyesi NI), liderët e kishave kryesore në Amerikë dhe jashta saj flasin kundër luftës, duke treguar unitet si rrallë herë.

Kundërshtimi kishtar vështirëson zhvillimin e luftës kryqtare për Bushin dhe Toni Blerin, vëllai i tij sipas armës. Përpjekjet e Blerit që luftën ta paraqes si akt të lartë moral drejtpërdrejt janë refuzuar para disa ditëve në deklaratën e jashtëzakonshme të përbashkët të Kishës anglikane dhe katolike në Angli. Për pohimet e Blerit, pohojnë dy liderë kishtarë, “mungon legjitimacioni moral”.

Përfaqësuesit kishtarë britanikë janë pjesë e lëvizjes së gjerë kishtare kundër luftës. Kundër luftës është deklaruar edhe papa Gjon Pali II, sikur edhe liderët e shumicës së kishave protestante. The National Council of Churches, Agjencioni kryesor ekumenik amerikan i cila përfaqëson 36 kisha protestante, ortodokse dhe anglikane me 50 milionë pasues kundërshtojnë luftën, sikur edhe The World Council of Churches, trio që unifikon këshillat nacional kishtar në 100 shtete.

I pyetur përse papa është kundër luftës, John Allen Jr., korrespondenti nga Vatikani i The National Catholic Reporter, u përgjigj: “Sepse nuk mendon se kjo do të jetë luftë e drejtë. Janë dy arsye për këtë: për shkak se nuk ekziston relacioni ndërmjet të mirave që do të arrihen dhe dëmit që do të shkaktohet dhe për shkak se pohimet për kërcënimet nga Iraku nuk janë momentalisht të bindshme.” (Këto kërcënime, pas pushtimit të Irakut, u vërtetuan se ishin vetëm pretekst për të sulmuar, NI).

Që të dytë, edhe Bushi edhe Bleri, luftën e tyre e ngjyrosin me shprehje fetare. Në porosinë e tij për një festë nacionale, Bushi si “metodist i lindur”, ushtarëve që ballafaqohen me luftën u thotë që të kenë besim në “Zotin që dashuron”. Kundër lutjes së tillë të Bushit për të arsyetuar luftën ka protestuar edhe Jim Winkler, kreu i kishës së unifikuar metodiste, kurse ka sjellur deri në konflikt ndërmjet peshkopit kryesues të kishës peshkopike Frank Griswold dhe ish-kryetarit Bush, i cili i përket kësaj kishe, kurse i cili i bëri vërejtje qortimit të Griswoldit mbi “retorikën e turpshme” të birit të tij mbi luftën.

Për dallim nga Evropa dhe Lindja e mesme, Amerika nuk ka zhvilluar luftëra fetare. Është themeluar nga ana e emigrantëve të cilët kanë ikur nga konfliktet fetare dhe të cilët kanë hartuar kushtetutën që e ndanë kishën prej shtetit. Amerikanët kanë zhvilluar luftë për paqë dhe siguri e jo për Zotin.

Lufta e Bushit nuk ka asgjë të përbashkët me paqën dhe sigurinë. Ai është fëmijë i një grushti neokonservativistësh në Pentagon, më së shumti i Paul Wolfowitzit, Douglas Feithit dhe Richard Perlit, të cilët me vite dëshmonin se Iraku është kërcënimi kryesor i Izraelit. Feith dhe Perl kanë qenë këshilltarë të partisë djathtiste izraelite Likud dhe të dytë i janë kundërvënë nismave paqësore amerikane për Lindjen e mesme, duke i kyqur edhe ato të kryetarit Bushit I.

Fanatizmi i Pentagonit për luftë vjen nga këta neokonservativistë civilë, jo nga strukturat ushtarake. Këtë bukur e ka përshkruar Anthony Zinni, gjenerali i pensionuar i marinës i cili ka shërbyer si i deleguar special i Bushit për Lindjen e mesme. “Të gjithë gjeneralët këtë (rastin e Irakut) e shohin në mënyrë të njëjtë” thotë Zinni, “kurse të gjithë ata të cilën as në hidhërim nuk kanë shkrepur plumb, kanë këmbëngulur patjetër të nisen në luftë.”

Neokonservativistëve të Pentagonit iu bashkuan edhe Elliot Abrams nga Shtëpia e Bardhë dhe David Wurmser nga State Departmenti. Ndikimi i tyre është shumë i thellë në mediumet neokonservativiste sikurse është Fox News, The Weekly Standard dhe në faqen redaktuese të Wall Street Journal dhe në Kongres, ku është i fuqishëm ndikimi i predikuesve televizivë sikurse është Pat Robertson dhe Jerry Falwell.

“Neokonservativisti” në Perëndim është shprehje e pazakontë. Sidney Blumenthal i përkufizon si “hebraikë të brezit të dytë të copëtuar ndërmjet kulturave”. Sociologu David Riesman i quan provincialistë njujorkas “njohja e historisë amerikane e të cilëve është mjaft sipërfaqësore dhe të cilët e shohin vetëm njëri-tjetrin.” Ata janë larg rrymës shumicë të hebraikëve.

Me Bushin ekstremistët gjetën Richardin e vet të parë, i cili do të zhvillojë luftën kryqtare të shekullit 21 kundër pabesimtarëve. Sulmet e 11 Shtatorit iu dhanë shans rreth të cilës kanë gjurmuar me dekada, edhe pse nuk ka lidhje bindëse ndërmjet sulmeve të 11 shtatorit dhe Irakut.

Të studiohen luftërat kryqtare domethënë të shohësh sa iluzore kanë qenë fitoret. Në historinë e tij të luftërave kryqtare, Steven Runciman, ka shkruar fjalët të cilat çdo fundamentalistë i Bushit do të duhej mësuar përmendsh:

“Feja pa urtësi është gjë e rrezikshme. Në periudhën e gjatë të interakcionit dhe fuzionit ndërmjet Orientit dhe Oksidentit nga e cila ka dalë qytetërimi ynë, luftërat kryqtare kanë qenë episod tragjike dhe destruktive. Në këto ka pasur aq shumë krenari kurse aq pak nder, aq shumë përkushtim kurse aq pak mirëkuptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit