3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Filipine, viktimat mund të jenë 2500

Më të lexuarat

Përllogaritja fillestare e publikuar edhe në media në lidhje me viktimat e shkaktuar nga tajfuni “Haiyan” në Filipine, që shkonin deri në 10 mijë njerëz, është shumë e lartë dhe numri i përafërt i tyre vërtitet rreth 2000-2500 të vdekur, ka bërë të ditur presidenti Benigno Aquino, gjatë një interviste për CNN, të martën.

“Shpresojmë të mundemi të komunikojmë me 29 bashkitë, ku do të duhet të përcaktojmë ende numrin e saktë të viktimave, sidomos atë të të zhdukurve, por deri më tani janë diku te 2000-2500 të vdekur të përllogaritur prej nesh”, tha ai.

Stuhia monstër la pas një skenë katastrofike, pasi goditi 6 ishuj të Filipineve gjatë së premtes së kaluar, duke lënë shumë persona në pamundësi për ushqime dhe ndihmë mjekësore. Të paktën 800 mijë njerëz janë zhvendosur, ka bërë të ditur OKB gjatë së martës.

Deri në këtë ditë, zyrtarët filipinas thanë se 1774 trupa janë gjetur të vdekur dhe 2487 të tjerë janë të plagosur.

Fillimisht u bë e ditur se mund të kishte deri në 10 mijë viktima, dhe kjo, sipas Aquino-s, erdhi prej zyrtarëve lokalë që ndoshta mund të kenë qenë “shumë pranë” qendrave të shkatërrimit, për të bërë llogari të sakta.

Tajfuni thjesht shtangu aftësitë e dy apo 3 qeverive lokale në bërjen e detyrës së tyre, që përfshinte përkujdesjen ndaj reagimeve të para të tyre, tha presidenti. Për shembull, në Tacloban, vetëm 20 nga 290 policët mundën të ishin të gatshëm kur fatkeqësia goditi vendin, teksa pjesa tjetër ndodhej me familjet e tyre, duke u kujdesur për ta, tha ai.

Qeveria kombëtare “duhet të zëvendësojë një pjesë të madhe të personelit, me staf nga rajonet e tjera, për të siguruar funksionet jetësore të qeverisë”, tha Aquino.

Tajfuni shkatërroi linjat elektrike dhe objektet e komunikimit, gjë që shtoi vështirësitë që përballonin zyrtarët qeveritarë në identifikimin e nevojave për transportin e ndihmave dhe mjeteve. Por, situata është përmirësuar, tha ai. Të gjitha rrugët e kombit janë rihapur dhe shumica e aeroporteve janë duke u kthyer në nivelet normale të operimit, tha ai. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit