3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fidel Castro: Nuk i besoj politikës amerikane

Më të lexuarat

“Nuk i besoj politikës amerikane dhe nuk kam biseduar me ta,” tha lideri revolucionar dhe ish-president i Kubës, Fidel Castro, duke komentuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency. 

 

Kjo është hera e parë që një zyrtar kuban komenton mbi procesin aktual të normalizimit të marrëdhënieve mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. Këto dy vende më shumë se 50 vjet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike, ndërsa në periudhën e Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet e tyre ishin mjaft të tensionuara.

 

Castro theu heshtjen për normalizimin e supozuar të marrëdhënieve në një letër dërguar Federatës studentore të Universitetit në Havanë. Letra u transmetua në listën e Partisë Komuniste “Granma”.

 

“As nuk i besoj politikës amerikan dhe as kam bisduar me ta. Por kjo nuk do të thotë se unë refuzoj procesin paqësor për zgjidhjen e problemeve. Ne gjithmonë do të mbrojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me të gjithë njerëzit e botës, përfshirë edhe kundërshtarët tanë politikë”, tha Castro në letrën e dërguar studentëve.

 

Marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara shkuan në drejtimin negativ kur Fidel Castro në vitin 1959 me anë të një grushti shteti ushtarak mori pushtetin në nga Fulgencio Batista i cili gëzonte mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Një vit më pas SHBA vendosi embargo tregtare ndaj Kubës, ndërsa në vitin 1961 ndërpreu marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

 

Presidenti amerikan Barak Obama, në dhjetor njoftoi për hapin e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke thënë se SHBA mund të bëjë disa lëshime rreth embargos mbi financat dhe udhëtimeve. Nga ana tjetër Kuba është vizituar pak javë më parë nga një delegacion i lartë i Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit