2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fidel Castro bashkëpunoi me nazistë

Më të lexuarat

Fidel Castro rekrutoi ish-anëtarë të forcave të zgjedhura naziste “SS”, për të stërvitur trupat e tij gjatë Luftës së Ftohtë, vërtetojnë dokumente të fshehta të dalë nga arkivat sekrete të Gjermanisë.

Presidenti i atëhershëm i Kubës Komuniste gjithashtu bleu armë të prodhuara në Belgjikë, nga një ndërmjetës që kishte lidhje të fuqishme me ekstremin e djathtë gjerman.

Ndonëse një komunist i flaktë, duket se Castro ishte i vendosur që të bënte një “pakt me Djallin”, nëse kjo do të ishte e nevojshme, kur vendit i kanosej pushtimi amerikan në fillimin e viteve 1960 dhe sidomos gjatë krizës së raketave, në 1962-shin.

Bodo Hechelhammer, drejtor i sektorit historik të Shërbimeve Sekrete Gjermane, deklaro se “Është e qartë se revolucionarët kubanezë nuk kishin frikë nga përfshirja personale me persona të lidhur me nazizmin, për sa kohë kjo i shërbente kauzës së tyre”.

Dokumentet, e publikuar të hënën në të përditshmen “Die Welt”, tregojnë se në tetor 1962, gjatë krizës së raketave, u zhvillua disa plane të ndryshme bashkëpunimi.

Midis dokumentave, zbulohet se ish-oficerë nazistë u ftuan në Havanë, ku iu ofruan strehim i sigurt dhe paga të larta, për të zhvilluar një program armësh, ndërsa është vërtetuar edhe blerja e të paktën 4 mijë pistoletave.

Me sa duket, për regjimin e Castros dhe Che Guevara-s, bashkëpunimi me eksponentë të nazizmit konsiderohej edhe si një bashkëpunim strategjik, me qëllim që të reduktohej varësia nga Bashkimi Sovjetik.

86-vjeçar, Fidel Castro vazhdon të jetojë në Havanë, por ka dorëzuar pushtetin në duart e vëllait të tij Raul për shkak të pamundësisë fizike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit