2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

FETO, largohet nga komuniteti turk në Evropë

Më të lexuarat

Për anëtarët dhe mbështetësit e FETO-s shumica e të cilëve janë turq në muajt e fundit është vërejtur një rritje ku ata largohen nga Turqia dhe komuniteti turk në Evropë

BRUKSEL (AA) – Organizata terroriste FETO për shkak të reagimeve ndaj saj dhe indiferencës për të ashtuquajturat institucione arsimore të tyre pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ka nisur të ndjekë një politikë duke u larguar nga shoqëria turke dhe muslimane në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për anëtarët dhe mbështetësit e FETO-s shumica e të cilëve janë turq në muajt e fundit është vërejtur një rritje ku ata largohen nga Turqia dhe komuniteti turk në Evropë. Organizata e cila në vend të mbështetjes në çdo vend përballet me reagime ka fshirë plotësisht emrin Zaman i cili është organi i rëndësishëm publikues që identifikohet me të. Së fundmi FETO ka mbyllur “Zaman Vandaag” në Holandë dhe ka formuar një gazetë të re me emrin “Kanttekening”. Në njoftimin e gazetës së re është theksuar se do të kryejnë publikime “në një rotacion, pamje dhe emër të ri për më tepër kundrejt komuniteti holandez.”

Ndërsa në numrin e parë të gazetës së re është publikuar një shkrim që ka në objektiv deputetët Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk, deputetë të Holandës me origjinë turke. Drejtimin e gazetës e kryen Mehmet Cerit i cili në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për median holandeze ishte shprehur se “Muslimanët nuk duhet të forcohen sepse nëse forcohen nuk mund të kontrollojnë forcën dhe e përdorin për keq. Muslimanët kanë para, por nuk kanë tru. Po të forcohen ata bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm.”

Gjithashtu instituti qendror në Rotterdam (Instituut Het Centrum) u mbyll pasi turqit tërhoqën nxënësit nga kursi arsimor, i cili ka mbetur i detyruar të transferohet në ndërtesën Cosmicus Okulunun, që i përket strukturës së shtypit në Holandë.

Edhe ndërtesa në Belgjikë është nxjerrë në shitje

Këtë hap në Holandë e ka ndjekur edhe iniciativa për shitjen e një ndërtese në Belgjikë. Sipas gazetës “Het Belang Van Limburg” e cila publikon në gjuhën Flamenge mësohet se është nxjerrë në shtije ndërtesa e shoqatës Vuslat që operon në qytetin Beringen dhe e cila është e lidhur me këtë strukturë. Transferimi i strukturës e cila njihet si një “ndërtesë e bardhë” dhe e cila ndodhet në rrugën Koolmijnlaan ku jetojnë intensivisht turqit në qytet përbën një tjetër shembull të largimit të organizatës nga komuniteti turk. Në lajmin e gazetës ku bëhet e ditur se natën e tentativës për grusht shteti janë thyer xhamat dhe në muret e ndërtesës janë shkruar shkrime kundër FETO-s thuhet se pas 15 korrikut aty nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet.

Në ndërtesën në Bruksel hyrjet kryhen fshehurazi

Ndërsa në gazetën “De Morgen” theksohet se situata është më e qetë në krahasim me më parë në ndërtesën FEDACTIO, pranë lagjes së turqve në Bruksel, ndërtesë kjo të cilën gazeta e tregon si institucion çati të strukturës. Gjithashtu theksohet se për shkak të reagimeve nga turqit që jetojnë përreth, tashmë hyrjet në ndërtesën FEDACTIO nuk kryhen nga hyrja e përparme e saj dhe se është vërejtur ulje e konsiderueshme në numrin e pjesëmarrësve në takimet e mbajtura këtu.

Tashmë nuk shprehin më “shkollë turke”

Organizata gjithashtu po ndjek një zbatueshmëri të ngjashme edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku institucionet e lidhura me organizatën të cilat deri më tani janë paraqitur si “kolegjet turke” apo “shkollat turke” kryesisht pas tentativës për grusht shteti kanë ndërprerë marrëdhëniet me Turqinë dhe janë duke kryer përpjekje që veten e tyre ta prezantojnë si “shkolla lokale të themeluara sipas ligjeve të Bosnje dhe Hercegovinës”.

Ndërsa pas shitjes ndaj një kompanie amerikane për shkollat të cilat vlerësohen se sërish janë të lidhura me organizatën është vërejtur se në kampuset në kryeqytetin e vendit, Sarajevë, kanë nisur të valëvitë flamurin amerikan.

Gjithashtu FETO vazhdon të humbë edhe me zgjatimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë, ku Fidan Tur që njihet si zgjatim i organizatës ka zbrazur zyrën e saj të cilën e mbante me qira që prej shumë vitesh në Sarajevë.

Në mesin e institucioneve të mbyllura të FETO-s radhitet edhe Qendra Arsimore Elite (Elite Bildungszentrum) në qytetin Basel të Zvicrës ku jetojnë intensivisht turqit.

“Zgjedh identitetin e evropianit Perëndimor”

Theksohet se largimi i organizatës nga turqit madje edhe nga muslimanët nuk është një element i ri. Çështje kjo e cila ka ardhur në rendin e ditës edhe në bisedën me temë “E ardhmja e lëvizjes Gülen në Evropë” e cila i zhvillua në muajin shkurt nga Platforma e Dialogut e cila është e lidhur me organizatën.

Në një bashkëbisedim ndaj një pyetjeje të drejtuar se çfarë mund të bëhet përballë reagimit që komuniteti turk ka treguar kundër FETO-s në Evropë, Prof. Johan Leman, ka shprehur pikëpamjen e tij se “Nëse ka dy grupe pro dhe kundër Erdoğan dhe nëse nuk ka një të mesëm – ju jeni kundra- atëherë unë zgjedh identitetin e Evropianit Perëndimor”.

Ndërsa Prof. Thijil Sunie është shprehur se “Zgjidhja, ilaçi i ndikimit të Turqinë mbi komunitetin turk në Evropë është që të gjithë së bashku të bëhemi evropianë. Nuk them që të harroni rrënjët dhe historinë tuaj. Por më mirë se atje (Turqi) ndërtoni diçka këtu në (Evropë)”.

Por pavarësisht përpjekjeve të organizatës për afrimin me evropianët dhe largimin me turqit, shërbimet inteligjente të Evropës nuk e konsiderojnë të sinqertë FETO-n në shprehitë për dialog ndërfetar dhe kulturor. Në raportin e njësisë së inteligjencës së BE-së (INTCEN) i cili edhe u publikua në fillim të vitit në shtypin britanik theksohet se përballë “gjuhës për dialog në pamje” të FETO-s qëndron “një kundërshti jashtëzakonisht ekstreme kundër Jahudizmit dhe kristianizmit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit