-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fernando Alonso kthehet në pistë, do të marrë pjesë në garën e Grand Prix të Malajzisë

Më të lexuarat

Alonso i cili ka dy kampionate botërore u përplas në barrierat me një shpejtësi 200 km në orë gjatë provave në pistën e Katalonjas në Spanjë
 
 
Fernando Alonso, piloti i Formula 1 nga ekipi McLaren-Honda, i cili për shkak të aksidentit të tij në testimin para sezonit humbi mundësinë për të konkuruar në garën e parë të sezonit që u mbajt në Australi, mësohet se do të marrë pjesë në garën e Grand Prix të Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë të bërë nga Federata Ndërkombëtare Automobile (FIA) theksohet se piloti spanjoll kaloi në vlerësimin e fundit mjekësor dhe se do të marrë pjesë në provat dhe në garën e dytë të sezonit Malajzi Grand Prix që do të mbahet në fundjavë.
 
Gjithashtu mësohet se edhe piloti finlandez, Valtteri Bottas i ekipit Williams cili nuk mori pjesë në garat e sezonit të parë për arsye të problemeve në shpinë, ka kaluar testin në fjalë dhe do të marrë pjesë në garën  e Malajzisë.
 
Alonso i cili ka dy kampionate botërore u përplas në barrierat me një shpejtësi 200 km në orë gjatë provave në pistën e Katalonjas në Spanjë, ku i cili pasi qëndroi 3 ditë nën vëzhgim ai doli nga spitali dhe për arsye të masave nuk mori pjesë në garat e sezonit të parë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit