5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fermerët francezë bllokojnë Parisin në shenjë proteste

Më të lexuarat

Fermerët francezë bllokojnë Parisin në shenjë proteste.

Qeveria franceze iu ka kërkuar fermerëve t’i japin fund bllokimit të rrugëve që çojnë për në Paris, si pjesë e ankesës së tyre për rritjen e taksave.

Ministri i Transportit, Frederic Cuvillier ka bërë thirrje për heqje të menjëhershme të bllokadave, të cilat rezultuan në një aksident me fatalitet.

Ndërkohë, në një aksident tjetër, gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Të mërkuren, kryeministri Jean-Marc Ayrault, ka thënë se Qeveria do të inicojë reforma për të rregulluar pabarazitë në sistemin e taksave.

Dy unione nga rajoni i Parisit e kanë lajmëruar bllokadën që nga dita e sotme.

Fermerët po protestojnë edhe kundër shtimit të mekanizmave kontrollues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit