5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Fenomeni i të tepruarit gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishēm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Të tepruarit apo shpërdorimi është prej mëkateve dhe prej gabimeve në të cilat kishin rënë pre e saj popujt e më hershëm e All-llahu i Madhërishëm na e ka ndaluar një gjë të tillë. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “E mos e teproni se me të vërtetë Ai nuk i do ata që e teprojnë.”

Të tepruarit, shpërdorimi dhe shpërfillja është një prej cilësive të popujve që nuk e njohin mirë All-llahun e Madherishëm dhe nuk e vlerësojnë mirësinë e Tij, e në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm në një ajet në Kur’an thotë: “Po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastraf hinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” Fatkeqësisht, disa prej njerëz kanë rënë pre e kësaj dukurie negative gjatë Ramazanit, ndaj shohim se si bëjnë shpenzime, harxhime, shpërdorime ne mastrafe të panevojshme dhe të tepruara.

Prej llojeve të teprimit gjatë Ramazanit mund të përmedim:

– Përgatitja e ushqimeve mbi sasinë e nevojshme. Shumë prej njerëzve e kanë bërë shprehi që gjatë Ramazanit të stërteprojnë duke i stërmbushur tavolinat e tyre me ushqime dhe pije të llojllojshme, qoftë në iftar apo në syfyr, e më pas një pjesë e madhe e tyre duhet të hidhet në mbeturina për shkak se nuk mund të konsumohet.

Andaj assesi mos i lejo vetes, o ti agjërues, që të teprosh pasi ka shumë prej muslimanëve që janë të varfër, janë të vobektë, janë skamnorë që nuk kanë mundësi të gjejnë as edhe një kafshatë të vetme për të bërë iftar apo për të ngrënë syfyr, andaj mundohu që të ushqesh agjëruesit e kurrsesi mos lejo të biesh pre e shpërdorimit të mirësive që të ka dhënë All-llahu i Madhërishëm e ta teprosh gjatë Ramazanit e as jashtë tij, andaj diçka e tepruar nga ushqimi yt apo nëse ke mundësi të përgatisësh shtesë bëje këtë dhe ushqe ata që kanë nevojë e mos e hidh atë. Bëjë këtë duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut të Madhërishëm, ashtu siç All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’an: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.” ور

Ndërsa nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “All-llahu i Madhërishëm do të thotë në Ditën e Gjykimit: “O biri i Ademit jam uritur pranë teje e nuk më ke ushqyer!” Ndërsa njeriu do t’ia kthejë: “E si të të ushqej Ty, o Zot, kur Ti je Zotëruesi i botës e i qiejve!” Ndersa All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “A nuk e ke ditur se filani ishte pranë teje i uritur dhe nuk e ke ushqyer e sikur ta kishe ushqyer atë do ta gjeje atë tek Unë…”

– Prej formave të teprimit, po ashtu, është të tepruarit në gjumë përtej nevojës së njeriut. Ne jemi dëshmitarë të asaj se shumë prej agjëruesve e kalojnë ditën e tyre në gjumë apo një pjesë të madhe të saj dhe këtë e bëjnë në përpjekje për t’i ikur vështirësive të agjërimit dhe për të përballuar sa më lehtë urinë. Po ashtu, shohim prej tyre që gjithë natën, apo një pjesë të gjatë të saj, e kalojnë në lojra, në thashetheme, në dëfrime të kota, të cilat mund të jenë edhe prej aktiviteteve të ndaluara që mund ta hidhërojnë All-llahun e Madhërishëm e që këtë e bëjnë në përpjekje për të kaluar natën pa gjumë në mënyrë që të mund të zgjasin gjumin e tyre gjatë ditës.

– Po ashtu, prej formave të teprimit, të mastrafit, të shpërdorimit të mirësive të All-llahut të Madhërishëm, kemi edhe shpenzimet e stërtepruara që bëhen nga disa njerëz gjatë festës së Bajramit. Kemi shumë njerëz që shpenzojnë me qindra e mijëra para në veshmbathje, në dëfrime dhe në përgatitjet për festën e Bajramit e po ata janë më koprracët që mund të gjesh kur u kërkon të japin diçka për hir të All-llahut të Madhërishëm dhe në rrugën e Tij.

Andaj o ti që All-llahu i Madhërishëm të ka nderuar me pasuri, a nuk e ushqen një të varfër? A nuk e vesh një skamnor? A nuk e furnizon një jetim? A nuk e ndërton dot një xhami? A nuk jep dot sado pak nga ajo që All-llahu i Madhërishëm të ka dhënë prej pasuris? A nuk e ke problem që ti kënaqesh duke e shpërdoruar pasurinë që All-llahu i Madhërishëm të ka dhënë, ndërsa fqinji yt mund të mos ketë as kafshatën e gojës në ditën e Bajramit? Kije frikë All-llahun dhe ki kujdes me pasurinë që All-llahu i Madhërishëm të ka dhënë.

– Prej formave të teprimit gjatë Ramazanit kemi edhe vizitat e shumta dhe të panevojshme që bëhen nga njerëzit. Në këtë muaj shohim se si agjëruesit dalin dhe shëtisin pa nevojë dhe pa ndonjë dobi, se si shkojnë në vizita pa asnjë dobi dhe pa asnjë nevojë, se si ulen, rrinë dhe bisedojnë me njerëz biseda të kota dhe të panevojshme duke humbur në këtë formë kohën e tyre për të cilën pendohen më vonë, ashtu siç na tregon edhe All-llahu i Madhërishëm në një prej ajeteve të Kur’anit, ku thotë se: “Përderisa t’u vijë momenti (Kijameti) befas e të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.”

Kjo është si pasojë e takimit me njerëz dhe të qëndruarit të shumtë pa pasur ndonjë dobi, përfitim apo ndonjë nevojë për një gjë të tillë.

– Po ashtu, prej formave të teprimit kemi edhe angazhimin e tepërt me lojra të ndryshme, me sport dhe me ushtrime fizike e trupore, të cilat janë të gjitha në llogari dhe në kurriz të kohës së seriozitetit, të angazhimit, të adhurimeve, të
namazit, të përkujtimit të All-llahut të Madhërishëm, të nxënies së dijes, të këshillimit, të udhëzimit për të mirë, të ndalimit nga e keqja dhe të leximit të Kur’anit . Andaj kemi shumë njerëz që mundohen ta humbasin kohën e tyre në çdo formë edhe nëse për një gjë të tillë paguajnë para të majme. Ata do ta kuptojnë gabimin e tyre atë ditë kur të dalin prej varrezave të tyre.

E s’ka dyshim se format e teprimit, shpërdorimit, shpërfilljes, tek njerëzit janë të shumta dhe dallojnë nga njëri tek tjetri, andaj nuk do të ndalemi më shumë në to pasi kemi marrë vetëm disa shembuj sa për ilustrim, të cilët janë prej më prezentëve.

Prandaj, si kronologji të kësaj mund të themi:

Të tepruarit në mëkate: Po ashtu, kemi prej popujve që e kanë tepruar në mëkate dhe në gabime e ky lloj teprimi është prej më të rrezikshmëve dhe më të dëmshmëve.

Të tepruarit në kohë: Kemi besimtarë që mundohen me çdo kusht të humbasin kohën e tyre apo siç është bërë e njohur tek ne si “vrasja e kohës”, për të cilën do të vijë dita kur do të pendohen për këtë që kanë vepruar.

Të tepruarit në ushqime: Këtu është për qëllim të tepruarit në ngrënie, pirje, veshje, në mbathjet e tyre dhe e gjithë kjo nuk u ka dhënë asgjë më shumë sesa shqetësime dhe pendim për atë që kanë vepruar.

Të tepruarit në të lejuarat: Këtu është për qëllim të uarit në të lejuarat nga lojrat dhe dëfrimet e ndryshme pasi i njerëz që kanë humbur veten dhe janë bërë të varur prej edhe pse në esencë janë të lejuara, por çdo gjë që teprohet on në të ndaluar.

All-llahu i Madhërishëm na bëftë prej të udhëzuarve, prej menaxhuesve të kohës dhe pasurisë sonë.

Aid el-Karni

“30 Mësimet për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit