3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Femrat palestineze në burgjet e regjimit sionist

Më të lexuarat

Të afërmit e të burgosurave palestineze që u transferuan nga forcat izraelite nga burgu Hesharon në burgun e El-Damonit, raportuan se ato iu janë nënshtruar torturave dhe fyerjeve më të rënda dhe se atyre nuk iu është lejuar trajtimi mjeksorë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zëdhënës i Qendrës së të Burgosurve të Palestinës, Riyaz el Eshker tha në një deklaratë në lidhje me këtë çështje, se gjykatat e regjimit sionist i kanë vënë në kushte shumë të vështira të burgosurit palestinez që 12 vjet më parë.

Po ashtu, një nga banorët e Gazës, Nesrin Abudllah EbuKomeyl njoftoi se janë të burgosur për 3 vjet dhe se po qëndrojnë në kushte shumë të rënda.

Nga ana tjetër, sipas raporteve statistikore të publikuara, forcat pushtuese arrestuan 908 fëmijë në dhjetë muajt e parë të vitit 2018, të cilët u trajtuan barbarisht dhe çnjerëzisht.

Raporti i botuar nga Klubi i të Burgosurve Palestinez me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, deklaroi se forcat pushtuese, të cilat kishin arrestuar qindra fëmijë që nga fillimi i vitit, mbajtën 270 fëmijë në burgjet Mecdos Ofer, ndërsa fëmijët e Jeruzalemit i mbajtën të burgosur në qendra të posaçme.

Duke vënë në dukje se shkeljet kundër fëmijëve palestinezë filluan që nga arrestimi i parë, Klubi i të Burgosurve Palestinez njoftoi se gjatë bastisjeve të natës, fëmijët u morën nga shtretërit e tyre gjatë mesnatës dhe disa prej tyre u vunë në shënjestër nga plumbat e forcave pushtuese gjatë arrestimit, u lanë të uritur dhe të etur derisa u dërguan në qendrat e paraburgimit, iu nënshtruan torturave fizike dhe psikologjike, abuzimeve verbale dhe ngacmimeve gjatë marrjes në pyetje, u kërcënuan dhe shantazhuan, dhe u detyruan të pranojnë disa deklarata nën kërcënim, dhe se ata u gjykuan në gjykatat ushtarake dhe iu dhanë dënime të rënda, herë pas here edhe dënime me gjobë.

Klubi i të Burgosurve Palestinez po ashtu rikujtoi se forcat pushtuese kanë ndaluar të drejtën e arsimimit të fëmijëve duke i arrestuar dhe burgosur ata, shumë prej tyre i kanë ndaluar të përfundojnë arsimin e tyre, i kanë privuar nga vizitat e familjeve të tyre, dhe të sëmurëve nuk iu kanë mundësuar trajtim mjeksorë.

Sipas raporteve, në burgjet e pushtuesve sionist, aktualisht ka 6500 të burgosur palestinez, duke përfshirë 350 fëmijë, 62 gra dhe 6 deputet. 500 prej tyre janë të burgosur të dënimeve administrative, ndërsa 1800 prej tyre janë të sëmurë dhe të privuar nga trajtimet e nevojshme mjeksore.

Burimi : Rast Haber/ ML

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit