-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fëmijët që qëndrojnë më shumë se 30 minuta para ekranit? Flet shkenca

Më të lexuarat

Një nga zgjidhjet më të shpejta të prindërve për të qetësuar fëmijët e tyre kur grinden është t’i japin një tabletë apo telefon në mënyrë që të qetësohet.

Në fakt, kjo praktikë është duke i dëmtuar fëmijët në masë të konsiderueshme.

“Dy ose më shumë orë kohë ekran në ditë mund të çojnë në probleme të sjelljes dhe përqëndrimit tek fëmijët”, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Këtë vit u raportua se koha e ekranit për fëmijët nën moshën dy vjeçare ishte rritur më shumë se dyfishi prej një periudhe 17 vjeçare, duke u rritur nga një mesatare prej 1.32 orë në 3.05 orë.

Sipas këtyre të dhënave shumë fëmijë mund të kalojnë më shumë se tre orë në ditë para smartfonëve, tabletave dhe ekraneve televizive e ndërkohë specialistët tregojnë se këto aparate mund të ndikojnë në ë e tyre më vonë.

Fëmijët, nga tre deri në pesë vjeç, që ekspozohen shumë ndaj ekranit, janë në rrezik më të madh për të zhvilluar aspekte negative të sjelljes.

Kjo në krahasim me ata që shpenzojnë më pak kohë para ekranit në baza ditore.

Gjithashtu fëmijët që qëndrojnë më tepër para ekranit priren për sjellje më agresive dhe tendencë për të mos u socializuar me të tjerët.

Profesor Mandhane shton se “sasia optimale e kohës së ekranit”, për fëmijët në moshë parashkollore, sipas hulumtimit të tyre është midis zero dhe 30 minuta në ditë.

Asnjë minutë më tepër!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit