0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fëmijët e minierave, në Amerikën e para 100 viteve

Më të lexuarat

Disa fotografi, të publikuara së fundmi nga biblioteka e Kongresit Amerikan tregojnë kushtet e mjerueshme në të cilat fëmijët e vegjël deri në 4 vjeç, punonin për të fituar më pak se një dollar në ditë.

Fotot pasqyrojnë gjendjen dramatike në të cilën gjendeshin fëmijët në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara në fillimet e shekullit XX.

Në foto duken vogëlushët që tymosin cigare, ndërsa punojnë në miniera të rrezikshme, ndërsa një katërvjeçare ndihmon mamanë në punën e përditshme.

Ky ka qenë realiteti i shumë fëmijëve në fillim të viteve 1900. Ata ishin të detyruar të punonin në fabrika, apo ferma, duke mos pasur asnjë mundësi për të shkuar në shkollë ose qoftë edhe për të luajtur.

Britania e Madhe ishte shteti i parë që miratoi ligjet për të rregulluar punën e të miturve në vitin 1802, gjë e cila u pasua dhe nga shtete të tjera.

Kongresi amerikan miratoi dy ligje kombëtare për punën e të miturve, në vitet 1918 dhe 1922, por Gjykata Supreme i cilësoi të dy si jo kushtetues.

Në vitin 1924, Kongresi propozoi një amendament Kushtetues për të ndaluar punën e fëmijëve, por shtetet nuk e ratifikuan.

Në vitin 1938, Kongresi miratoi Aktin e Standardeve të Punës së Drejtë ku sanksionohej që mosha minimale për të punuar gjatë shkollës ishte 16, për disa punë të lehta deri në 14, ndërsa për punë të rrezikshme, 18 vjeç.

           

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit