-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fëmijë afrikanë që punojnë në duhan, akuza ndaj kompanisë amerikano-britanike

Më të lexuarat

Kompania amerikano-britanike e duhanit BAT po mbron veten kundër akuzave për punë të detyruar të fëmijëve pasi u njoftua se fermerët Malawi u detyruan të punësojnë fëmijët e tyre për të përmbushur kërkesat e kontratave të shfrytëzimit.

Firma ligjore me qendër në Londër, Leigh Day njoftoi se kishte dërguar një letër në BAT përpara padisë në emër të afro 2,000 fermerëve malaëi, përfshirë disa qindra fëmijë, duke akuzuar kompaninë për “punë të detyruar dhe fëmijë”.

“BAT e merr çështjen e punës së fëmijëve jashtëzakonisht seriozisht dhe plotësisht pajtohet që fëmijët kurrë nuk duhet të shfrytëzohen, të rrezikohen dhe se atyre nuk duhet t’u mohohet arsimi”, tha Simon Cleverly, kreu i çështjeve të korporatës së BAT.

Leigh Day pretendon se BAT “bëri fitime të mëdha nga fermerët, të cilët u detyruan të punojnë për një pagë shumë të ulët nën frikë dhe premtime false, kështu që ata nuk kishin asnjë mundësi tjetër, veçse të punësonin fëmijët e tyre në fermë”.

Për shkak të kësaj, fëmijët nuk shkonin në shkollë dhe punonin 10 deri në 12 orë në ditë, shtoi firma ligjore, duke përmendur që BAT merr duhan nga 20,000 deri në 35,000 ferma në atë vend afrikan.

Një raport i Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar zbuloi se gati 2.1 milion fëmijë të moshës midis 5 dhe 17 vjeç punojnë në Malaëi, që është 38 përqind e asaj grupmoshe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit