1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Feith: Kuvendi të mos i miratojë amendamentet e Komisionit parlamentar

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë Projektligjin për Qendrën Historikë të Prizrenit pa amendamentet e Komisionit parlamentar për Bujqësi, Zhvillim Rural e Planifikimm Hapësinor, ka deklaruar sonte shefi i ICO-së Piter Feith.

Feith tha se Kuvendi duhet ta miratojë ligjin sipas versionit të hartuar nga Qeveria e Kosovës. Feith kërkesën e tij e ka argumentuar me detyrimin e Kosovës për të përmbushur obligimet ndaj Pakos Ahtisari, dokument ky i miratuar nga vetë Kuvendi dhe obligim ky i përfshirë edhe me Deklaratën e Pavarësisë. Feith, në një prononcim për RTK-në tha se përveç se si detyrim ndaj këtyre dokumenteve, ai tha se në raportimin e tij në qershor para Grupit Drejtur Ndërkombëtar për Kosovën duhet të raportojë para miqve të ngushtë të Kosovës, si SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë se Kosova ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj Pakos Ahtisari, si kusht ky për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së Pavarësisë.
Qeveria e Kosovës e ka shpallur muajin qershor si kohën kur do t’i jepet fund Pavarësisë së mbikqyrur, ndërsa sot ka miratuar vendimin për t’ia përcjellë Kuvendit pakon legjislative me të cilën i jepet fund mbikëqyrjes së statusit.
Feith i ka mohuar akuzat e Vetëvendosjes se ka ushtruar trysni ndaj Komisionit Parlamentar, pasi që sipas tij akuza është bërë vetëm nga një deputet i Vetëvendosjes dhe se një gjë të tillë se ka bërë as kryeatri i Komisionit, nga i cili tha se është ftuar të marrë pjesë në seancën e kësaj trupe të Kuvendit. BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit