0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Feith: Do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim lamtumirës shefin e ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Piter Feith.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për punën që ka bërë ICO-ja deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, ne mbesim plotësisht të përkushtuar që të jemi eksportues të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit duke kontribuuar aktivisht si një anëtar kredibil dhe i respektuar i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Feith, nga ana e tij, ka shprehur konsideratat për, siç ka thënë, progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar se do të vazhdojë përkrahjen e tij për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve në Kosovë.

Të hënën, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i ka dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit