1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Federata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur

Më të lexuarat

Federata Ruse e njeh Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështet aplikimin e Palestinës për të ndryshuar statusin në OKB, bëri të ditur të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviç.

“Nëse udhëheqja palestineze merr një vendim të tillë, është e drejta e tyre. Ne e njohim Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështesim aplikimin e saj”, tha Lukasheviç.

Në fillim të nëntorit, përfaqësues palestinez në OKB shpërndanë një draft-rezolutë për t’i dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit. Votimi për këtë çështje pritet të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 29 nëntor. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit