Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA theksohet se Bogaçev i cili në internet njihet si “lucky12345” dhe “Slavik” pasi ka depërtuar në pajisjet kompjuterike ka instaluar në mënyrë të paautorizuar programe…
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së FBI ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 3 milionë dollarë për kapjen e hakerit rus, Evgeniy Bogaçev i cili renditet në radhët e para të listës së kriminelëve kibernetike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA theksohet se Bogaçev i cili në internet njihet si “lucky12345” dhe “Slavik” pasi ka depërtuar në pajisjet kompjuterike ka instaluar në mënyrë të paautorizuar programe piraterike në mbi 1 milion kompjuterë. Nga këto veprime është vënë lëvizje FBI për kapjen e piratit të kompjuterëve i cili për herë të fundit është parë në Rusi.
FBI ka njoftuar se ka vendosur të japë një shpërblim prej 3 milionë dollarë për kapjen e Bogaçev i cili akuzohet se qëndron pas një operacioni piraterik me gamë të gjerë për vjedhjen e afërsisht 100 milionë dollarëve vitin e kaluar në SHBA. Pretendohet se pirati rus i kompjuterëve për të vjedhur para nga llogaritë bankare ka mashtruar persona të ndryshëm dhe pasi i ka instaluar programe piraterike në kompjuterët e tyre ai i ka vjedhur të dhënat bankare dhe zotëron informacionet financiare të tyre. Bogaçev ka krijuar organizatën e sulmeve kibernetike ”GameOver Seus” dhe me sulmet e ndërmarra vitin e kaluar janë prekur mijëra përdorues të kompjuterëve.
Mes SHBA-së dhe Rusisë nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me ekstradim e kriminelëve dhe për këtë arsye parashikohet si e vështirë kapja e tij dhe ekstradimi drejt SHBA-së. Pavarësisht nga kjo Shefi i Njësisë së Krimeve Kibernetike të FBI-së, Joseph Demarest, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Shërbimin Rus të Inteligjencës kundër krimeve kibernetike./AA