0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

FBI mund të ndez çdo kamerë në kompjuter

Më të lexuarat

Dita-ditës po zbulohet teknologjia amerikane e spiunimit. Të dhënat e reja tregojnë se FBI me vite ndez fshehtë kamerat në çdo kompjuter, ndërsa drita nuk aktivizohet dhe përdoruesi nuk e di se ajo po punon.
“Agjencia këtë lloj spiunimi e përdorte në rastet që ndërlidhen me terrorizmin dhe krimin e lartë”, thotë Markus Tomas, ish zëvendësdrejtor i divizionit për teknologjinë operative, raporton Washington Post.

Në rastin e koduar “Mo”, që kishte të bënte me kërcënimet e shumta me bombë, FBI ka krijuar “malware” për monitorim që instalohej përmes Yahoo Mail-it të të dyshuarit. Këto programe mund të përdoren për marrje të materialeve nga kompjuteri i të dyshuarit apo aktivizim të kamerës.

Megjithatë, pavarësisht nga fakti që FBI kërkonte urdhra të gjykatës për operacione të tilla, shumë njerëz janë shqetësuar për shkatërrimin e jetës private që kohëve të fundit është çdo herë e më e dukshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit