Presidenti i kompanisë Facebook Mark Zuckerberg bëri të njohur një funksion të ri kërkimi, që u jep mundësi përdoruesve të bëjnë kërkime në lidhjet sociale për informacion për njerëz, interesa, fotografi dhe vende.
Kompania tha se kjo do të ndihmonte për shembull përdoruesit që duan të shohin për shembull të gjitha fotografitë që një shok mund të ketë bërë në Paris, apo të kërkojnë për shfaqjen e preferuar.
Deri tani përdoruesit e Facebook-ut nuk ishin në gjendje të kërkonin për shokë që jetonin në një zonë të caktuar, apo që pëlqejnë një film të caktuar. Me këtë funksion të ri, ata mund të kërkojnë për shembull për shokët që banojnë në Boston dhe pëlqejnë filmin “Zero Dark Thirty”.
Presidenti i Facebook-ut Zuckerberg thotë se ky funksion merr parasysh nevojën për ruajtjen e informacionit personal, dhe përdoruesit mund të kërkojnë vetëm tek informacioni që është shkëmbyer me ta.