1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fatos Lubonja: Krimet e luftës në Kosovë janë heshtur nga frika

Më të lexuarat

Intelektuali dhe publicisti shqiptar Fatos Lubonja konsideron se krimet e luftës në Kosovë janë heshtur nga frika. Në një intervistë për gazetën serbe “Vesti” që botohet në Frankfurt, Lubonja ka thënë se elita i ka mbyllur sytë për shkak të dominimit të retorikës nacionaliste në diskursin politik dhe përdorimit të tij për marrjen e legjitimitetit, pastaj për shkak të ruajtjes së imazhit të Kosovës në kontekstin e justifikimit të krimeve të UCK-së në raport me krimet serbe mbi shqiptarët, si dhe për shkak të glorifikimit të liderëve, popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ndërtuar mbi mitologjinë e luftës.

“Në kombinim me frikën nga ata, çështja e krimeve të UCK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët, është temë tabu”, ka thënë Lubonja.
“Ndëshkimin e krimit nuk e shoh se proces gjyqësor, sa si një proces kulturor dhe psikolgjik. Problemi I parë është se këto gjëra duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre të cilët krimet I quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj, e të cilët për fat të keq, ende janë shumicë në rajon. Përkundrazi, procesi i katarsisit dhe i rilindjes kulturore, sidomos tek të rinjtë mund të ndihmojë edhe hetimet dhe ndëshkimin e krimeve në të ardhmen”, ka thënë Lubonja.
Sa i takon kërcënimeve që ka marrë, veçanërisht se është “serb i cili flet shqip”, Lubonja ka thënë se më shumë se fyerje është “bir bushtre”, ky është identifikim me armikun, që do të ishte edhe thirrje për largimin nga shoqëria e cila është ideuar si etnike, gjë që është edhe më keq, transmeton qik.
“Ky është një indikator se sa punë na nevojitet që në rajon të ndërtojmë një shoqëri të individëve, të cilët kanë individualitetin e vet dhe klimëm e dashurisë dhe bashkëpunimit në mesin e popujve të ndryshëm të Ballkanit”, ka porositur ai.
“Po të formoja një gjyq për të gjithë ata që më kanë sharë dhe fyer, do të bija në një nivel të ulët nga i cili do të dilja i ndotur”, thotë Lubonja.
Ai ka thënë se nga Kosova ka marrë shumë urime për tekstin, madje ka marrë edhe mbështetje nga kolegët gazetarë.
“Mesazhi edhe për shqiptarët, edhe për serbët edhe për maqedonasit është i njëjtë: të dalim sa më parë nga izolimi, urrejtja dhe etnonacionalizmi ku duan të na mbajë një pakicë politikanësh. Nëse dikur kjo gjendje ishte më së shumti logjike, sot është më së shumti qesharake”, ka përfunduar Fatos Lubonja./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit