2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fatmir Limaj shpall partinë e re, EULEX-i aktakuzë për korrupsion dhe krim të organizuar

Më të lexuarat

Me 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Ajo do të quhet Iniciativa Qytetare, të cilës do t’i bashkohen dega e Malishevës, Drenasit dhe Lipjanit.

Partia më e re e Kosovës, Iniciativa Qytetare do ta kete kryetar Fatmir Limajn.

Zyrtarizimi i këtij subjekti pritet të bëhet me 28 shkurt në orën 17:00 në një ceremoni solemne që do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, burime të afërta me udhëheqësin e kësaj partie.

Ndërsa ne anen tjeter misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur përmes një komunikate se është ngritur aktakuzë kundër ish Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit dhe katër personave të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Ish Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit është deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj.

Në komunikatë thuhet se në aktakuzën e ngritur nga një prokuror ndërkombëtar, ata dyshohen për “vepra të ndryshme penale përfshirë –krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitos dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin”.

“Prokurori pretendon se tre të pandehur kanë manipuluar me procedurat e tenderit, janë marrë me dhënie dhe marrje të mitos dhe me pengim të provuarit në lidhje me administrimin e dy tenderëve në kompetencë të Ministrisë së Transportit. Këta të pandehur pretendohet se i kanë kryer këto vepra për përfitim material personal”.

“Dy të pandehur pretendohet se janë angazhuar në keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, si edhe në veprën penale të dhënies së mitos. Sipas prokurorit, këto vepra ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit”, thuhet në komunikatën e EULEX-it, në të cilën nuk përmenden emrat e të dyshuarve.

Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro.

Kjo është akuza e dytë e ngritur ndaj Limaj nën dyshimet për korrupsion. Vitin e kaluar atij i qe konfirmuar një akuzë për shpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve si dhe për mosdeklarimin e parave në kohën që konkurronte për zgjedhjet e pushtetit lokal në vitin 2007.

Akuzat ndaj Limaj pasuan hetimet që filluan në prill të vitit 2010, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit