Fatkeqësitë i bëjnë njerëzit edhe më të bashkuar. Mesazhet fetare janë përherë kurajuese kur fuqitë mbinatyrore jua kalojnë atyre njerëzore.
Fatkeqësitë që po kalon popullsia greke për shkak të zjarreve masive e vdekjeprurëse kanë mbledhur qindra mesazhe solidariteti. I tillë është dhe ai i Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra i cili nuk ngurron të quajë “vëllezër” grekët ortodoksë të prekur nga katastrofa natyrore.
Dhimbje ……. SOLIDARITET dhe MBESHTETJE për fqinjët tanë grekë e vëllezërit shqiptarë në këto momente tragjike. E kush tjetër veç ZOTIT të Vetëm Fuqiplotë mund të qetësojë zemrat?” -e mbyll mesazhin e tij, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
Burimi: Shqiptarja.com