Televizioni shtetëror i Etiopisë njoftoi se të gjithë 157 pasagjerët që ndodheshin në avion kanë gjetur vdekjen në fatkeqësinë ajrore pranë Addis Ababa-s.
Avioni i pasagjerëve Ethiopian Airlines i linjës së rregullt nga Addis Ababa drejt Nairobit është rrëzuar menjëherë pas nisjes.
Televizioni shtetëror i Etiopisë njoftoi se në aksident jetën e kanë humbur të gjithë 149 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit. Burimi i njëjtë thotë se viktimat ishin nga 33 shtete të ndryshme.
Ethiopian Airlines njoftoi se jetën e kanë humbur 32 shtetas të Kenias, 17 shtetas të Etiopisë dhe se viktimat tjera janë nga 31 shtete tjera.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve 737-8 MAX. Avioni ishte blerë në nëntor të vitit të kaluar.