-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fatima El-Fihri, gruaja që themeloi universitetin e parë në botë

Më të lexuarat

Edhe pse Evropa, shpesh me arsye, mburret me trashëgiminë e saj kulturore, kur është në pyetje arsimimi, asnjëri nga tre universitetet më të vjetër në botë, nuk i takon Evropës.
 
Në fakt, universiteti më i vjetër në botë është ai Kairouan (arabisht:  Al Kairauān), i cili gjendet në qytetin maroken, Fes.
 
Universiteti në fjalë është themeluar në vitin 859, prej një gruaje të quajtur Fatime El-Fihri. Ajo kishte trashëguar një pasuri të madhe nga babai i saj, prej se cilës investoi dhe ndërtoi universitetin dhe xhaminë me të njëjtin emër.
 
Kairouan, në atë kohë, u bë një qendër e famshme arsimore dhe shpirtërore për botë botën islame, në të cilën mësoheshin shkencat teologjike. Ai ishte universiteti i parë në botë i cili dha tituj dhe diploma.
 
Sot, në këtë universitet, krahas shkencave teologjike, mësohet edhe gjuha angleze, franceze dhe inxhinieria kumpjuterike.
 
Universiteti i dytë më i vjetër në botë është ai i Al-Az’harit, i themeluar në vitin 970, kurse pas tij vjen ai i Bagdadit, Al-Nizamiyya (El-Nidhamije) (1065).
 
Universitetet më të mëdha evropiane u hapën shumë më vonë, në mesin e të cilëve është ai i Bolonjës, Sorbonës, Oksfordit, Kembrixhit, etj.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit