-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fati i mjekut që ndihmoi CIA-n të gjente Bin Ladenin

Më të lexuarat

Fati i mjekut që ndihmoi CIA-n të gjente Bin Ladenin
Pakistani ka hedhur poshtë njoftimet se po negocion në rrugë sekrete një marrëveshje për lirimin dhe dorëzimin tek Shtetet e Bashkuara të një mjeku të burgosur, i cili ndihmoi Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, që të zbulojë dhe vrasë shefin e al-Qaidës, Osama bin Laden në vitin 2011.

Mjeku pakistanez Shakil Afridi drejtoi një fushatë për gjoja vaksinimin kundër hepatitit B, për të mbledhur kampione gjenetike të familjes së bin Ladenit.

Mjeku ndihmoi ushtrinë amerikane në gjetjen e Bin Laden në qytetin Abbottabad, në thellësi të Pakistanit. Ditë më pas, Afridi u arrestua pas përhapjes së lajmit mbi rolin e tij në ndëhyrjen e trupave speciale amerikane, të cilën Islamabadi e quajti si shkelje të sovranitetit. Mjeku u nxor në gjyq me shpejtësi dhe u dënua me 23 vjet burg për financim të terroristëve në distriktin e tij fisnor në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët amerikanë e vlerësuan mjekun si hero për ndihmën për të sjellë para drejtësisë Bin Laden. Burgimi i Arifidit ka qenë ndër problemet e tensionit me Amerikës dhe Pakistanit.

“Asnjë marrëveshje nuk po negociohet”, u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jatshme, Mohammad Faisal.

Zyrtarët amerikanë thonë se akuzat ndaj mjekut ishin përshtatur për ta dënuar atë për rolin në bastisjen e suksesshme që eleminoi shumë të kërkuarin shef të al-Qaidës. Uashingtoni ka kërkuar prej kohësh lirimin e tij.

Zëdhënësi Faisal tha se në takimet e fundit mes zyrtarëve amerikanë dhe pakistanezë, çështja e mjekut Arifidi nuk ishte prekur, dhe as që ka patur ndonjë propozim të Pakistanit për dorëzimin e tij tek ndonjë vend tjetër.

“Në emër të Ministrisë së Jashtëme, mund t’ju siguroj se ai nuk po u dorëzohet amerikanëve”, u shpreh ai./Insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit