0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fati i kryeministrit grek Tsipras varet nga referendumi.

Më të lexuarat

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka theksuar se nëse rezultati i referendumit i cili do të mbahet ditën e dielë në lidhje me pranimin apo jo të kushteve të ofruara nga kreditorët do të jetë “po” ai do të japë dorëheqjen.
 
Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka theksuar se nëse rezultati i referendumit i cili do të mbahet ditën e dielë në lidhje me pranimin apo jo të kushteve të ofruara nga kreditorët do të jetë “po” ai do të japë dorëheqjen.
 
Tsipras në një deklaratë në televizionin shtetëror grek ERT ka dhënë vlerësimet në lidhje me rezultatet e mundshmet të referendumit.
 
Ai ka theksuar se nëse nga votimet rezultati do të jetë “po” qeveria e cila mbron qëndrimin për “jo” do të respektojë këtë vendim të popullit dhe tha se: “Nëse në votime del rezultati ‘po’ do të respektojmë vendimin e popullit grek. Megjithatë, unë nuk jam kryeministër i të gjitha stinëve. Në këtë situatë do të nisin zhvillimet ashtu siç parashikohen në kushtetutën e vendit”.
 
Tsipras duke theksuar se referendumi nuk është një surprizë për kreditorët sepse ata janë paralajmëruar në lidhje me këtë çështje, ka mbrojtur idenë se plani i institucioneve europiane nuk është nxjerrja e Greqisë nga Euro, por për të eliminuar shpresën e një politike që mund të jetë e ndryshme.
 
Kryeministri grek ka mbrojtur idenë se qëllimi kryesor i referendumit është vazhdimi i  negociatave dhe se dalja “po” e rezultateve në votim do të forcojë dorën e Greqisë. Ai u shpreh se: “Çmimi i falimentimit të Greqisë do të jetë shumë i rëndë. Kreditorët nuk duan daljen e Greqisë nga euro. Plani nuk është për nxjerrjen e Greqisë nga Euro, por për eliminimin e shpresës se mund të ketë një politikë ndryshe. Qeveria greke po të kishte arritur diçka për të dalë nga kriza, do të jepej mesazhi se është gjetur një rrugë tjetër. Këtë nuk duan. Këtij ultimatumi jo vetëm një njeri ose një qeveri, por i jep populli përgjigje”.
 
Ndërsa ndaj pyetjes në lidhje me shlyerjen apo jo të borxhit ndaj FMN-së ku ditën e sotme është afati i fundit Tsipras duke theksuar se nuk do të kryejnë pagesë nëse nuk do të arrijnë marrëveshje me kreditorët tha se: “Deri në mbrëmje të na ofrojnë një marrëveshje, ti paguajmë”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit