-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fati i gazetarit saudit të zhdukur në konsullatën e Stambollit: Ankaraja has “gjurmë gjaku”, Riadi bën thirrje për hetime

Më të lexuarat

Policia turke mendon se gazetari saudit Jamal Khashoggi, i cili që nga e marta rezulton i zhdukur, u vra në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, i tha AFP një burim i afërt me qeverinë turke.

“Në përfundimet e saj të para, policia thotë se gazetari u vra në konsullatë nga një grup që erdhi në Stamboll me atë qëllim dhe u kthye në të njëjtën ditë”, tha burimi.

Policia turke më herët ka thënë se një grup prej pesëmbëdhjetë sauditësh hyri të martën në Stamboll dhe u kthye në të njëjtën ditë, dhe se ata ishin në konsullatë në të njëjtën kohë kur aty ishte dhe gazetari Khashoggi, për të cilin thuhet se nuk doli më nga selia e konsullatës.

Policia thotë se Khashoggi “nuk doli nga përfaqësia diplomatike”, pasi ai hyri aty për të kryer ca formalitete administrative, sipas agjencisë shtetërore turke Anadolia.

“Unë nuk besoj se ai u vra”, tha e fejuara e tij, Hatica Cengiz, në një shënim në Twitter.

Ndërsa Riadi beson se Jamal Khashoggi, një kritik i autoriteteve saudite që shkruante për Uashington Post, u largua nga konsullata të martën pasi kishte përfunduar formalitetet.

“Mesa di unë, ai ka hyrë dhe ka dalë pas disa minutave ose pas një ore… nuk jam i sigurt”, tha në intervistë për Bloomberg, Princi Mohammed bin Salman.

“Ne jemi të gatshëm të lejojmë qeverinë turke të vijë dhe të kontrollojë objektet tona”, tha ai, duke shtuar se “ai po përpiqet të gjejë se çfarë ka ndodhur me të”. “Kjo hapësirë ​​është nën sovranitetin saudit, por i lëmë të hyjnë, të kërkojnë dhe të bëjnë atë që duan … (…) Nuk kemi asgjë për të fshehur”, shtoi Princi.

Vitin e kaluar, Khashoggi u transferua në Shtetet e Bashkuara nga frika e arrestimit, pas kritikave ndaj akteve të ndërmarra Princi Mohammed bin Salman dhe ndërhyrjes ushtarake në Jemen.

Një prokuror i shtetit në Stamboll tha të shtunën se ai ishte duke kryer një hetim për të sqaruar rastin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit