Një ish-funksionar i Autoritetit Autonom Palestinez deklaroi se ky organ palestinez vazhdimisht ka bashkëpunuar me Izraelin në fushën e sigurisë.
Fehmi Shabane, një ish-funksionar i AAP në sektorin e shërbimit informativ tha se si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Mossadin kemi arritur të lirojmë rreth 25 % të të burgosurve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Fehi Shabane duke kritikuar Mahmud Abasin për politika pasive tha se AAP deri më tani nuk ka arritur të shndërrohet në një organ mbarë kombëtar dhe nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave dhe lirive të popullit palestinez.