1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fatah mohon akuzat izraelite për “anti-semitizëm”

Më të lexuarat

Lëvizja palestineze Fatah ka përgënjeshtruar akuzat izraelite se një deklaratë e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, bërë së fundmi, ka qenë e natyrës “anti-semite”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkruar, Fatah ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se “anti-semitizmi nuk është në etikën dhe kulturën e lëvizjes sonë”.

“Udhëheqësi i Fatah-ut (Abbas), për dekada të tëra ka luftuar arritjen e pavarësisë kombëtare përmes mjeteve paqësore”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Fatah-ut, Jamal Nazzal.

Ai shkruan më tej se Abbasi e ka siguruar se rezistenca palestineze kundër Izraelit për pushtimin disa dekadash nuk përmban komponentin fetar.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cilësoi komentet e Abbas-it në një takim të Këshillit Kombëtar Palestinez, si “anti-semite”.

Në takimin në fjalë në Ramallah, i cili po vazhdon punimet edhe sot, Abbas tha se hebrenjtë kanë qenë të persekutuar në Evropë shekullin e kaluar nga shkaku i “profesioneve që kanë pasur dhe jo nga shkaku i religjionit të tyre”.

“Nuk ishte nga shkaku i religjionit të tyre, por nga shkaku i praktikës së dhënies së parave me kamatë dhe punës bankare”, tha Abbas.

Dëshmi për këtë, tha ai, janë hebrenjtë në shtetet arabe, që kanë jetuar për 1.400 vjet pa qenë të persekutuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit