2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Farmakologjia dhe farmakoterapia

Më të lexuarat

S’ka dyshim se semundjet jane shfaqur shume heret, ne te vertete ata e kane percjelle njeriun gdo here.

Mirëpo ashtu sikur çdo herë ndodhë që nevoja është motori i lëvizjeve ashtu edhe nevoja për shërimin e sëmundjeve lindi bashkë me paraqitjen e tyre. Ashtu d.m.th njerëzit janë kujdesur për mirëqenien e tyre dhe kanë zhvilluar mënyra të ndryshme të kurimit dhe shërimit të sëmundjeve, mbasi me të drejtë mund të themi se shëndeti i mirë është pasuria më e madhe dhe thesari më i shtrenjtë.

Shkenca për shërimin e sëmundjeve ka lindur që moti dhe gjithmonë ka pasur një ecje bashkë me zhvillimin e

civilizimit, d.m.th e ka ndjekur atë. Shumë popuj ka pasur që në periudha të ndryshme të historisë kanë prirë në njohjen dhe përdorimin e barnave dhe thamë se kjo ka shkuar krahas me zhvillimin civilizues të tyre. Kuptohet se në të kaluarën e largët nuk ka pasur metoda të sofistikuara për zbulimin dhe përfitimin e barnave në mënyrë sintetike por e gjitha është bazuar në lëndët natyrore kuruese (të ashtuquajtura drogat shëruese). Ndër popujt që e kanë pasur të zhvilluar farmakoterapinë dhe farmakologjinë popullore me një rënditje historike njihen: egjiptasit e vjetër, grekët antikë, romakët dhe në shekullin e mesëm sigurisht primati iu takon arabëve që jo vetëm kishin mjekësinë, farmakologjinë dhe farmakoterapinë më të zhvilluar në atë kohë por prinin në të gjitha shkencat në përgjithësi. E vërteta historike do të dëshmojë se arabët (në të vërtetë këtu nënkuptohen të gjithë popujt të cilët ishin nën perandorinë islame, pra jo vetëm arabët) ishin ata të cilët vendosën gurëthemelet e shëndosha të zhvillimit të farmakologjisë dhe farmakoterapisë së më vonshme, deri edhe në ditët tona por siç shihet roli i tyre do të vazhdojë edhe më tutje me një ndikim të shprehur. Për autorët e shumtë dhe shkencëtarët islamë ndoshta është edhe e tepër të shkruhet pasi vlera dhe roli i tyre janë të pakontestueshme dhe mirë të njohura. Pra popullsisë së kohës tonë dhe shkencëtarëve modern iu mbetet një obligim që duhet ta kryejnë e ajo është se duhet të shprehin një falënderim publik për kontributin aq të pasur dhe të çmuar të shkencëtarëve islam pa të cilët shkencat do të ishin të cunguara dhe të mangëta, kuptohet duke e kyçur mjekësinë në përgjithësi si njërën prej tyre.

Gjithësesi se përdorimi i barnave në kohët e kaluara ka qenë kryesisht në mënyrë empirike dhe deri te zhvillimi i

farmakologjisë eksperimentale ka kaluar një kohë shumë e gjatë, në të vërtetë farmakologjia eksperimentale lindjen e saj e pati vetëm në fillim të shek. XX, kur kjo është koha e njohjes së substancave aktive të barnave dhe fatit të tyre pas depërtimit në organizmin e njeriut. Pas kësaj normalisht kishte një hov të shpejtë të zhvillimit të barnave në mënyrë sintetike dhe gjysëm sintetike i cili hov edhe më tutje vazhdon në mënyrë kontinuale. Pra shtyllat e shërimit kimik ose më mirë të themi mjekimit në kohën tone janë tri: barnat natyrore (ekstraktet natyrore), substancat gjysëmsintetike dhe farmakët sintetik. Normalisht këta të fundit janë duke përfituar në rol dhe rëndësi nga barnat natyrore por për suksesin e tyre të plotë ende mbetet shumë për të dëshiruar.

Përgatiti: Nazim Musliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit