Farat e lirit pengojnë sëmundjen e zemrës, diabetin, sulmin në tru, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterinë e keqe.
Superhero i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit. Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra materie ushqyese: omega-3 dhe omega-6 të thartirës yndyrore, vitaminat B1, B2, hekur dhe zink.
Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.
Krahas të gjitha këtyre dobive përdorimi i tepruar i vajit të farave të lirit është i dëmshëm. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.
Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.
Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C.
Vaji i ngrohur i lirit krijon materie që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Ekspertët janë të mendimit që në qoftë se farat e lirit nuk ruhen në mënyrë të duhur ato mund të krijojnë edhe kërpudha. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit.
Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.
Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.
Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për t’i skuqur perimet.
Nëse nuk dëshironi t’i hani farat e lirit ato mund t’i gjeni edhe në formë të tabletave në barnatore ose tek herbalistët. Këto tableta nuk janë ekstrakte të farave të lirit por thjeshtë janë një shtesë në ushqim. /TG