-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Farage: Mos u jepni azil shqiptarëve në Britani

Më të lexuarat

Lideri i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, i ekstremit të djathtë (UKIP), Nigel Farage, ka thënë se nëse kërkesa e azilit për 18 shqiptarët e kapur duke e kaluar ilegalisht Kanalin e Anglisë përmes anijes do të pranohet, atëherë plazhet britanike do të mbushen me trupa emigrantësh të mbytur.
Dialy Mail citon Farage të këtë thënë: “Nëse u japim statusin e azilantit shqiptarëve, vendi i të cilëve do të jetë një anëtar i BE-së në të ardhmen, ne u japim një ndihmesë të madhe edhe trafikantëve të emigrantëve”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Deklarata erdhi pasi kërkesës që 5 nga 18 shqiptarët e gomones së bllokuar në mes të detit kanë kërkuar azil në vend. Gjithashtu u vendos që 13 të tjerët të dëbohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit