0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Faqja zyrtare e Medvegjës edhe në shqip

Më të lexuarat

Komuna e Medvegjës në jug të Serbisë ka zbatuar gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit.
Autoritetet komunale kanë siguruar zbatimin e gjuhës shqipe dhe se kjo është bërë me përpjekjet e përfaqësuesve shqiptarë në kuadër të qeverisjes komunale.

Partia për Veprim Demokratik ndan pushtetin aktual me kryetarin e pavarur të komunës, Sllobodan Drashkoviq.
Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit në Serbi në vitin 2011, siç njofton INA, në qytezën e Medvegjës jetojne 2841 banorë, prej të cilëve rreth 7 për qind kanë mbetur shqiptarë, pasi që pjesa më e madhe e banorëve të kësaj zone kanë braktisur vendlindjen e tyre nga konflikti i vitit 1999 në Kosovë, për shkak të presioneve të forcave policoro – ushtarake serbe dhe për shkak të papunësisë së nivelit të lartë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit