1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Faqja franceze Euromillions sulmohet nga hakerët musliman

Më të lexuarat

Faqja franceze e lotarisë Euromillions është hakuar, ku ballina e kësaj faqeje u zëvendësua me një fragment nga Kurani që dënon lojën e kumarit.

Hakerët, që e quajnë veten “Moroccanghosts”, postuan mesazhin në gjuhën arabe dhe frënge.

Vargjet e Kuranit i quajnë lojërat e fatit dhe alkoolin si “vepra të djallit” që i dëmtojnë individët, familjet, shoqëritë dhe fenë e tyre. 

Kompania Francaise des Jeux (FDJ), e cila drejton Euromillions në Francë, tha se lojërat e tjera nuk janë prekur nga ky sulm.

Mesazhi u shfaq në faqe të dielën në mëngjes, sipas raportimeve të mediave franceze. Faqja ishte ende e padisponueshme në mbrëmjen e së dielës, edhe pse mesazhet fetare nuk shiheshin më.

Lotaria The Euromillions luhet në nëntë shtete të Evropës

FDJ tha në një komunikatë se faqet e prekura ishin: “në proces të kthimit në funksionalitet”.

Po ashtu kompania shtoi se asnjë nga lojërat nuk ishin kompromentuar nga ky sulm dhe të dhënat nuk janë prekur.

Megjithatë, faqet e korporatës FDJ ishin të paarritshme të dielën në mbrëmje, duke paraqitur një mesazh për përdoruesit se “faqja është e padishponueshme për shkak të kërkesave të shërbimeve”, mesazh ky i njëjtë që u paraqit në faqen euromillions.fr.

Lotaria The Euromillions luhet në nëntë shtete të Evropës. /PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit