27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Fantastike në Turqi: 2 milion persona lënë duhanin pas ligjeve anti-duhan

Më të lexuarat

Rreth 2 milion persona mendohet ta kenë lënë duhanin në Turqi, pas kufizimeve të vendosura nga qeveria tash e pesë vite më parë. Ndalimi i pirjes së duhanit në mbarë hapsirat publike dhe zbatimi i rreptë i këtij vendimi mesa duket ka ndikuar që një pjesë e popullsisë të marrin vendim për të hequr dorë nga vesi i duhanpirjes.

Presidenti i Shoqatës Turke për luftimin e duhanit, Dr. Mustafa Ajdin, tha se duhet të krijohen zona të posacme për duhanpirje në restorante, kafene dhe fusha të tjera publike, por tha se ndalimi i duhanpirjes në publik ka ndikuar jo vetëm në ambient, por edhe në jetën personale të shumë personave.
Gjoba për duhanpirje, përfshirë edhe në veturë, është një kërkesë e re nga Shoqata turke për luftimin e duhanit. Ajdin tha se ngasja e veturës duke pirë duhan mund të shkaktoj më shumë aksidente, dhe shkakton rrezikshmëri të lartë për trafikun.
Shoqata tha se ka për synim që të inkurajoj më shumë njerëz për të lënë duhanin në Turqi edhe pse gati dy milionë tashmë e kanë lënë atë në pesë vitet e fundit.
Ndër kufizimet tjera të kërkuara gjithashtu janë cigaret me mente, të cilat sic raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë më të rrezikshme se sa cigaret e rregullta. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit