-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Familjet shqiptare; më të vogla në numër

Më të lexuarat

Familjet shqiptare bëhen gjithnjë e më të vogla në numër, çiftet parapëlqejnë një ose dy fëmijë ndërsa ata që bashkëjetojnë parapëlqejnë ta zgjatin marrëdhënien e tyre dyshe pa dashur të marrin përsipër përgjegjësinë e prindit.

Pjellshmeria ka qenë shumë i lartë në vitet ’70 e deri afër ’90 ruajti pothujase të njëjtat nivele, deri në 7 fëmijë për grua. 2 llogaritet sot. Nga rreth 85 mijë lindje të raportuara për vitin 1990, 52 mijë u raportuan në 2001 (rezultatet e Shqipërisë, viti 2004).
Çdokush do ta komentonte këtë si shenjë e qytetarizimit të shpejtë por sipas psikologut Dragotit kjo ka të bëjë me prirjet individuale dhe kulturën e parasë. Gjithnjë e më shumë e moralshme, është çdo gjë që sjell para, thotë psikologu. Familjes i dobësohen vlerat e mëparshme. Bashkëshortët kanë prirjen për të “krijuar” veten e tyre, kurse femra lufton për dallueshmërine e saj natyrore!? Gratë gjithnjë e më shumë kërkojnë lehtësira në mënyrën e jetesës dhe individualidet dhe kërkojnë të spikatin më shumë si emër. Prandaj dhe tregu i sotëm dhe kapitalizmi në përgjithësi shoqërohet me dobësimin e qelizës sociale, familjes. Bashkë me këtë dukuri dobësohen gjithashtu lidhjet fisnore dhe si kufizohet rrethi i ngushtë shoqëror.

Sipas INSTAT, ndër arsyet kryesore të rënies së numrit të anëtarëve për familjeve janë emigracioni i lartë i popullsisë në moshë riprodhuese, ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e moshës mesatare të martesës, si te femrat ashtu dhe te meshkujt.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik solli të dhëna befasuese para pak muajsh. U testuan 6000 femra dhe 5000 meshkuj të moshave të ndryshme. 32 % e të anketuarve nga moshat 20-24 vjeç ishin bërë prindër dhe vetëm 39 % e atyre nga 25-29 vjeç ishin të tillë. Ndër gratë 35-44 vjeç, vetëm 8 % e tyre kishin arritur të bëheshin nëna.

Të dhëna të tilla ndikojnë padyshim në plakjen e popullsisë. Në perfundimet e Institutit të Statistikave nënvizohet se popullsia e kryeqytetit është më e moshuara se gjithë pjesa tjetër e vendit. Edhe vdekshmëria foshnjore dhe dështimet janë gjithashtu faktorë që ndikojnë në uljen e ritmeve të rritjes natyrore të popullsisë, sepse ky tregues është ulur në vite porse vazhdon të mbetet nga më të lartët në Evropë. Nga të dhënat statistikore mbi vdekshmërinë sipas gjinisë, vërehet se meshkujt janë ata që vdesin më shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit