1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Familjet serbe të Kosovës kërkojnë 500 euro në muaj nga Beogradi

Më të lexuarat

Anëtarët të Forumit Kombëtar Serb (Srpski Nacionalni Forum – SNF) ia kanë paraqitur kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit tri propozime, të cilat, sipas tyre, janë të rëndësishme për serbët e Kosovës.

Në mesin e propozimeve është edhe ai për krijimin e Fondit për Kosovën, i cili, siç ka thënë nënkryetari i SNF-së Zhivorad Llaziq, kryetarit i është dukur shumë interesant.

“Gjëja e parë kryesore që e kemi kërkuar ka qenë ndryshimi i politikës ndaj Kosovës, që ai të mos përpiqet për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, por zgjidhja përfundimtare të shndërrohet në proces të zgjidhjes. Gjëja tjetër që ia kemi propozuar Vuçiqit është themelimi i Fondit për Kosovën. nga i cili çdo familje që jeton në Kosovë do merrte përafërsisht,sipas propozimit tonë, deri në 500 euro në muaj. Shuma do të varej nga numri i anëtarëve të familjes. E treta që ia kemi propozuar Vuçiqir është formimi i Këshillit shtetëror për Kosovën që do të përbëhej nga ekspertë eminentë nga Serbia e Kosova që do të do të ndihmonin shtetin e Serbisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës”, ka thënë Laziq për radio kim.

Ai ka përfunduar se Vuçiq do t’i shqyrtojë këto propozime ndërsa më së shumti kryetari serb ka qenë i interesuar për themelimin e Fondit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit