2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Familjet kosovare strehojnë fëmijë serbë

Më të lexuarat

Kanë kaluar tre vjet që kur është braktisur nga prindërit e tij biologjikë me kombësi serbe. Pak javë pas lindjes, ai është kërkuar për strehim në një familje shqiptare, e cila ka vendosur të kujdeset deri në adaptimin e tij.

3-vjeçari A. po rritet bashkë me dy motra më të vogla të nacionalitetit shqiptar, po ashtu sikurse ai të braktisura. A. i quan kryefamiljarët e familjes Hamdiu nga Zhegra e Gjilanit, Azizin dhe Alijen, nënë e baba. Ky çift, i cili ka dy djem në moshë të rritur, që nga viti 2009-të merret me strehimin e fëmijëve të braktisur.

Janë nëntë fëmijë që kanë përfituar nga humaniteti i tyre dhe gjithsej 40 familje të tilla në gjithë Kosovën që po strehojnë fëmijët e braktisur. Azizi, tregon se nacionaliteti i djalit nuk i ka penguar as atij, as bashkëshortes dhe as djemve të tij. “Ne që nga fillimi e kemi ditur që A. i përket nacionalitetit serb dhe kjo gjë nuk na ka penguar aspak. Ne nuk bëjmë asnjë lloj dallimi për fëmijët që i strehojmë, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i përket. Djali tash i ka tre vjet e gjysmë dhe ne jemi lidhur shumë me të”, tregon Azizi. Këta prindër kosovarë çdo ditë e presin me ankth se kur do të dalë dikush të adaptojë djalin.

“Djali tash është rritur dhe është mësuar me neve dhe na donë shumë, por edhe ne e duam shumë. A., djemtë e mi i thërret “abej” dhe është shumë i lidhur, që të dy djemtë e mi e duan shumë vogëlushin”.

Azizi me të gjithë fëmijët që i ka pasur në shtëpinë e tij për strehim, sipas punëtorëve socialë në komunën e Gjilanit ka qenë i lidhur. Vetë Azizi e ka të vështirë të harrojë largimin e vajzës së parë nga shtëpia, që e kishin strehuar kur kishte tre javë dhe ishte larguar nga shtëpia për adoptim kur mbushi 11 muaj./almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit