-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Familjarët kontestojnë fajësinë e shoferit në tragjedinë e Himarës

Më të lexuarat

Vdekje për së dyti. Kështu e cilësojnë versionin e policisë mbi shkakun e aksidentit tragjik në Himarë familjarët e shoferit Pëllumb Çela. Vëllai i tij, Ibrahim Çela, me profesion inxhinier mekanik, këmbëngul se ekspertiza nuk është e plotë dhe se policia nuk duhet të dilte me një konkluzion pa vlerësuar gjendjen teknike të autobusit mbi 20-vjeçar në përdorim, si dhe elementë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë edhe konsumimin e gomave.

Të indinjuar nga konkluzioni i policisë janë edhe katër fëmijët e shoferit që kanë studiuar po në Universitetin e Elbasanit, nga ku ishin viktima 11 studente.
“Unë e kam shoqëruar shpesh babanë dhe ai më ka treguar që me shpejtësi nuk fitojmë asnjë gjë. Unë jam sigurt që ai nuk ka qenë shkaktar në këtë ngjarje,” është shprehur Gledi për Vizion Plus.
Sipas Policisë së Shtetit, sistemi i frenimit ka qenë i rregullt. Zyrtarisht, policia bëri me dije se shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe se shoferi ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e autobusit. Por ndërkohë, pritet edhe versioni përfundimtar i Prokurorisë së Vlorës dhe grupit të ekspertëve që po hetojnë ngjarjen. Nga aksidenti në Himarë humbën jetën 13 persona, mes të cilëve edhe vetë shoferi si dhe u plagosen 25 të tjerë. /indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit