Tashmë kur kanë krijuar shoqatën e tyre (shoqata “Thirrje për drejtësi”), familjarët e personave të vrarë për motive politike e që kryesisht konsiderohen si njerëz të LDK-së thonë se në ditët në vijim do të trokasin në dyer të të gjitha institucioneve kompetente për të kërkuar ndriçimin e vrasjeve të të afërmve të tyre.
Iniciativën e tyre e përkrah edhe KMDLNJ-ja, por udhëheqësit e saj thonë se “në Kosovë nuk ka gatishmëri për t’i hapur plagët e vjetra”.
Kryetari i kësaj shoqate, Imer Imeri, ka bërë me dije për Kohën Ditore se janë në pritje të pajisjes me certifikatën e regjistrimit si OJQ për t’i nisur angazhimet e saj me qëllim të përshpejtimit të hetimeve për t’i zbardhur vrasjet që deri më tash nuk ka ndodhur.kohaislame